Please enter at least 3 characters.

Seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së "Trajektorja"

2016/01/peshevski-ndotjen-nuk-e-b-euml-n-jugohromi-por-ngrohja-me-dru_hd-e1567492904299.jpg

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro.

Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të mungesës të personit ekspert./Telegrafi/