Please enter at least 3 characters.

Seanca të enjten, nuk është në rend dite Demarkacioni

2017/09/Avdullah-Hoti-Raporti-vjetor-dhe-te-arriturat-gjate-vitit-2016-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet të enjten nuk do të jetë në rend dite Marrëveshja për Ratifikimin e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se është  për keqardhje që temat e mëdha nuk mund të adresohen.

Hoti këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ne kërkuam që kjo pikë të jetë në seancën e së enjtes. Tri vjet po bëhet që kjo temë sillet poshtë e lart... Kështu nuk mund të vazhdohet”, ka shtuar Hoti. /Telegrafi/