Please enter at least 3 characters.

Seanca të dy komisioneve kuvendore në Maqedoni

2016/12/Kuvendi-i-Maqedonisë.jpg

Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjvënës.

Pika e vetme e rendit të ditës në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është iniciativa qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve prej së paku 150.000 zgjedhësve për shpalljen e referendumit plotësues për vendimmarrjen e qytetarëve në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, të dorëzuar përmes propozuesit të autorizuar Todor Petrov.

Këtë iniciativë qytetare do ta shqyrtojnë edhe anëtarët e Komisionit juridik-ligjvënës./Telegrafi/