Please enter at least 3 characters.

Seanca për rastin “Foshnja në lavatriçe” përfundon pa vendim – u lexua vetëm aktakuza

2019/10/gjykata-themelore-ne-peje-4-1.jpg

Në Gjykatën Themelore në Pejë është mbajtur sot seanca e radhës për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”.

Zëdhënësi për media i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, ka bërë të ditur për Telegrafin se seanca ka përfunduar pak minuta më herët, pa ndonjë vendim të marrë nga trupi gjykues.

Gjatë kësaj seance është bërë vetëm leximi i aktakuzës, ndërsa procedurat gjyqësore do të vazhdojnë në seancat në vijim.

Ky rast ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të ndjeshmërisë dhe natyrës së rëndë të tij, që përfshin trajtimin e një foshnje të mitur në rrethana shqetësuese./Telegrafi/