Please enter at least 3 characters.

Së paku 35 minatorë të vrarë në Iran

2017/05/sian.jpg
16:"Sahar Hasanzadeh

Media shtetërore iraniane njoftoi se së paku 35 punëtorë janë vrarë nga shpërthimi, të mërkurën, në një minierë të qymyrit në veri të Iranit.

Zyrtarët i thanë agjencisë IRNA se akumulimi i gazit metan, që dilte në minierë, shkaktoi shpërthimin.

Meqë incidenti ka ndodhur në thellësi të madhe, deri më tash janë nxjerrë vetëm 21 trupa.

Rreth 80 minatorë kanë qenë nën tokë, kur ka ndodhur shpërthimi në minierën Zemestanyurt, në provincën Golestan të Iranit.

Operacioni i shpëtimit po vazhdon. /Rel/