Please enter at least 3 characters.

Së bashku gjithmonë më të fortë! Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten së bashku, para dislokimit në Mbretëri të Bashkuar

2022/09/fsk-1.jpg

Ekipe përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook:

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/