Saveski: Pavarësia e Prokurorisë është e garantuar me Kushtetutë, nuk ka asgjë problematike pse më ka telefonuar Mickoski
Prokurori i Përgjithshëm Nenad Saveski deklaroi sot se mbetet në qëndrimin e tij për të mos komentuar deklarata politike, ndërsa në lidhje me komunikimin telefonik nga ana e kryeministrit, vlerëson se nuk ka asgjë problematike dhe se kjo nuk e cenon pavarësinë dhe autonominë e Prokurorisë Publike.
Ai rikujtoi se tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje që ka shkaktuar reagime në opinion, si dhe për vetë arsyen e thirrjes telefonike të kryeministrit ndërprerjen e hetimit për rastin “Mazut” nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Saveski theksoi se, edhe pse nuk është e qartë sa është në kompetencë të kryeministrit të kontaktojë prokurorin publik, “çdokush ka të drejtë të më telefonojë, dhe këtë e ka bërë edhe kryeministri, pra kreu i Qeverisë, dhe këtu nuk ka asgjë problematike”.
Ai shtoi se gjithmonë është angazhuar për komunikim ndërinstitucional, pasi e konsideron të domosdoshëm për arritjen e rezultateve.
“Pavarësia është e padiskutueshme dhe është e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligjet themelore mbi të cilat vepron Prokuroria Publike. Prandaj, çdo reagim nuk mund ta konsideroj si ndikim mbi mua në marrjen e vendimeve apo në veprimet e përditshme,” deklaroi Saveski pas seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Duke folur më tej, ai apeloi që prokurorët publikë të mos lejojnë që veprime apo deklarata të caktuara të ndikojnë në punën dhe vendimmarrjen e tyre të përditshme.


