Please enter at least 3 characters.

Sarri pritet ta largojë Khediran nga Juventus

2019/06/Khedira-Juve.jpg
197:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 15: Sami Khedira of Juventus in action during a training session on January 15, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Mesfushori gjerman, Sami Khedira mund të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të verës.

Juventusi po synon revolucion këtë sezon dhe këtë e kanë treguar edhe me emërimin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili njihet për futbollin e tij sulmues.

Megjithatë, ardhja e Sarrit në Allianz Stadium ka bërë që shumë lojtarë të kenë të ardhmen e pasigurt.

Sipas mediumit italian Calciomertaco, arritja e Sarrit në Juventus parashikon fundin e kohës së Khediras në klub italian.

Sami Khedira (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi gjerman u rrënua nga lëndimet sezonin e kaluar, duke e bërë vetëm 17 paraqitje për Bianconerët.

Problemet e tij me lëndimet dhe paaftësia për t'u përshtatur në stilin trajnerit të ri 'Sarriball' thuhet se janë arsyet e largimit të mundshëm të gjermanit. /Telegrafi/