Please enter at least 3 characters.

Sarri për zëvendësimin e portugezit: Duhet ta falënderojmë Ronaldon, ai po luan i lënduar

2019/11/GettyImages-1174188894.jpg
233:"MILAN, ITALY - OCTOBER 06: Cristiano Ronaldo of Juventus looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurio Sarri ka treguar se përse e zëvendësoi Cristiano Ronaldon atëherë kur Juventusi po barazonte pa gola me Milanin.

Zonja e Vjetër fitoi 1-0 ndaj Rossonerëve, por që trajneri italian zëvendësoi yllin portugez në minutën e 55-të me Paulo Dybalan që shënoi golin e fitores.

Sarri ka thënë se portugezi ka disa muaj që luan i lënduar dhe ka ndihmuar skuadrën, por nganjëherë duhet ta pushojë edhe atë.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet ta falënderojmë Ronaldon, pasi ai bërë një sakrificë që të jetë sonte me ne në këtë situatë të vështirë. Ai bëri të pamundurën që të luajë, por unë e pash që nuk po ndihej mirë dhe duhej ta largoja”, ka thënë fillimisht italiani.

“Është normale që një lojtar të irritohet nga zëvendësimi, veçanërisht kur punon shumë që të jetë aty”.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Në muajt e fundit, ai ka probleme me gjurin, kishte disa probleme me ligamentet që i ka lënduar në stërvitje. Kur ai stërvitet në një intensitet të lartë dhe luanë shumë, mund të jetë e rrezikshme për të dhe mund t’i dëmtojë edhe muskujt e tij”.

“Mund të ndikoj në paraqitjet e tij dhe nuk është e mirë për momentin që gjendet. Të gjithë lojtarët po mundohen të japin më të mirën dhe askush nuk duhet të jetë i nervozuar nga zëvendësimet”, ka shtuar më tej Sarri.

Juvetusi aktualisht ka 32 pikë, një më shumë se Interi, derisa në javën e 13-të do të ketë punë me Atalantan. /Telegrafi/