")
Please enter at least 3 characters.

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

2024/04/Snapinsta.app_437893784_3702774483327258_3689700380641271693_n_1080-e1714037113314.jpg

Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël.

Ky lajm bëri bujë tejet të madhe në mediet e shtypit rozë, edhe për vet faktin se Bardhi i kishte propozuar së fundmi edhe martesë.

Në kuadër të shumë pyetjeve që iu bënë Sarës lidhur me pritjen e ëmbël, njëra prej tyre ishte se në cilën javë të shtatzënisë ishte Sara; të cilës ajo iu përgjigj pa problem.

Foto: Sara Gjordeni / Instagram

“Sipas mjekes isha shtatë javëshe dhe jo katër. Për ata që janë skandal me mënyrën se si llogaritet një shtatzëni, i bie që bebushi ka ardhur në mes nesh midis datave 15-18 mars”, shkroi ajo përmes një postimi në InstaStory.

“Duke marrë parasysh se sa shumë mundohen disa çifte për beb, ndonjëherë edhe vite, e konsiderojmë mrekulli të Zotit që ndodhi kaq herët”, theksoi tutje.

Sara dhe Bardhi nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/