Please enter at least 3 characters.

Santiana Maloku, Albyt: Ti nuk je shembull për femrën shqiptare

2023/11/collage-10-scaled.jpg

Mbrëmë (e hënë) ka qenë një spektakël me përplot histori e ngjarje interesante në BBVK 2.

Edhe në këtë mbrëmje nuk munguan debatet e ashpra, sulmet e 'thumbat' ndërmjet konkurrentëve të këtij edicioni.

Kësaj radhe, nominimet u bënë sy për sy nga të gjithë banorët, të cilët duhej të zgjidhnin dy emra dhe dy arsye.

Foto: Screenshot/YouTube

Ishte Santiana Maloku ajo e cila e nominoi Albyn duke thënë se nuk është shembull për femrën shqiptare.

“Blerando, nuk e di as vetë çfarë thotë, çfarë bën, dyfytyrësh është, herë andej herë këndej edhe e dyta është Alby se nuk është kurrfarë shembulli për femrën shqiptare”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtë javë janë në nominim gjithsej shtatë banorë: Gani Gërmia, Ledi Vokshi, Ylli Dervishi, Linda Halimi, Meti Alshiqi dhe Santiana Maloku.

Njëri prej tyre pritet të largohet të premten duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/