Please enter at least 3 characters.

‘Santiago Bernabeu’ rinovohet, kthehet në një stadium të jashtëzakonshëm (Foto)

2016/10/real-madrid.jpg

Është një nga stadiumet simbol të futbollit, një ëndërr për shumë persona do ta rinovojnë, ta përmirësojnë dhe ta ristrukturojnë.

Po flasim për stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpinë e Real Madridit.

Presidenti Florentino Perez ka prezantuar sot në Bashkinë e Madridit projektin e ristrukturimit total të impiantit.

Projekti është fryt i një marrëveshjeje mes klubit dhe bashkisë dhe bëhet fjalë jo për shtim vendesh, por vetëm për një “lifting” që do të kushtojë plot 400 milionë euro.

E reja më e madhe do të jetë mbulimi i plotë i stadiumit, ndërsa muret e jashtme do të vishen me ekrane LED që do të japin imazhe dhe video.