Please enter at least 3 characters.

Sane e Gnabry shihen si titullar të paprekshëm, Coman mendon largimin nga Bayerni

2020/09/GettyImages-1268071257.jpg
328:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 23: Kingsley Coman of FC Bayern Munich celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Final match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 23, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Kingsley Coman mund të largohet këtë afat kalimtar nga Bayern Munich.

Përkundër se shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germain, Coman nuk shihet si futbollist startues tek kampioni gjerman.

Trajneri Hansi Flick në pozitat e sulmuesve anësorë i ka besuar dyshes Gnabry – Sane, ndërsa Coman shihet vetëm si alternativë e tyre.

Francezi po mendon largimin nga Bayerni për një skuadër ku do të ishte titullar i rregullt dhe i rëndësishëm për ta.

Kingsley Coman. (Photo by Matt Childs/Pool via Getty Images)

Ish-skuadra e tij Paris Saint Germain menjëherë ka filluar bisedimet me agjentin e Coman pasi dëshiron ta rikthejë atë në Parc de Princes.

Interesim për anësorin francez kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Manchester United dhe Arsenal.

Edhe pse duket e vështirë që Bayern ta lejoj largimin e tij, një ofertë mbi 50 milionë eurove mund të bëjë kampionin e Evropës të ndryshojë mendje dhe ta pranojë largimin e francezit. /Telegrafi/