Please enter at least 3 characters.

Sane dëshiron një transferim të shpejtë te Bayerni

2019/12/Sane.jpg

Sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Leroy Sane është i prirur për t'u rikthyer në Gjermani te gjiganti Bayern Munich.

Sane u rikthye të hënën në stërvitje pas një mungesa disa mujore shkaku i dëmtimit.

Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se ai ka vendosur të largohet nga Liga Premier dhe destinacioni i preferuar është Bundesliga.

Sipas gazetës Bild, Sane po bën presion për një transferim te Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit.

City kërkoi 150 milionë euro për 23-vjeçarin kur u diskutua një marrëveshje gjatë verës, por kjo u refuzua nga Bayerni.

Gjiganti gjerman është e prirur për një marrëveshje më të lirë duke marrë parasysh se ai mund të marrë kohë më tej për tu rikuperuar. /Telegrafi/