Sanchez tregon gjërat që ka mësuar nga Barcelona
330:"Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi (R) and Barcelona's Chilean forward Alexis Sanchez (L) celebrate after scoring during the Spanish league football match FC Barcelona vs Osasuna at the Camp Nou stadium in Barcelona on March 16, 2014. AFP PHOTO/ LLUIS GENE (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images
07/12/2016
Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka zbuluar gjërat që ka mësua nga koha kur luante për Barcelonën.
Kiliani ka thënë se klubi katalunas e ka bërë atë më të mirë dhe ka cekur lojtarët që i kanë ndihmuar më shumë.
“Në Barcelonë kam mësuar se si të luaj futboll më sulmues. Nga Iniesta kam mësuar se si të shpejtoj lojën, nga Xavi si të lëvizë, nga Messi si të mendoj përpara kundërshtarit dhe nga Pedro si të gjuaj”, ka thënë Sanchez në një intervistë për FourFourTwo Performance.
Në këtë sezon Sanchez ka shënuar 11 gola në Ligën Premier dhe ka asistuar katër herë. /Telegrafi/


