Please enter at least 3 characters.

Samsung zyrtarizon modelin e ri Galaxy Ace Style

2016/01/samsung-zyrtarizon-modelin-e-ri-galaxy-ace-style_hd.jpg

Telefoni i segmentit mesatar - Samsung Galaxy Ace Style sjell 1.2GHz dual-core CPU, 512MB RAM, ekranin me diagonalen prej 4-inç në WVGA, si dhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel.

Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga sistemi operativ, Samsung Galaxy Ace Style bazohet në Android 4.4 KitKat, dhe ndërfaqen e re të Samsung të njohur si "TouchWiz Essence."

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Ace Style përfshijnë edhe 4GB memorie të brendshme, baterinë me 1,500mAh si dhe kamerën e përparme VGA.

Edhe pse nuk është dhënë asnjë çmim i këtij modeli, thuhet se kostoja e telefonit do të sillet prej 200 deri në 300 euro. / Telegrafi /