Please enter at least 3 characters.

Samsung po e teston Android 7.0 Nougat në S7 dhe S7 Edge

2016/09/samsung-galaxy-s7-edge-and-s7-feature.jpg

Edhepse Samsung ka qenë në lajme për dështimin e baterisë së Note 7, kompania është duke punuar edhe në projekte tjera që do të lansohen eventualisht.

Pronarët e Galaxy S7 duhet ta dinë se kompania është duke e testuar Android 7.0 në këtë pajisje.

Më herët gjatë kësaj jave, rezultatet e testit të Geekbench kishin bërë të kuptojmë se sistemi i ri operativ nga Google është duke u testuar për S7 dhe S7 Edge.

Lajmi zyrtar vjen nga SamMobile, të cilët kanë marrë konfirmim nga Samsung rreth testimit të Androidit të ri në pajisjet më të mira të kompanisë.

Google ka lansuar zyrtarisht Android 7.0 Nougat gjatë muajit të kaluar, duke e lëshuar atë në disa pajisja të selektuara Nexus, duke përfshirë tabletin Pixel C.