Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge janë telefonat më të mirë për momentin
Tani sipas kompanisë e cila ka bërë shumë testime të telefonave të mençur mobil, është arritur në përfundim se modelet e reja të telefonave të mençur mobil të Samsung, Galaxy S6 dhe S6 Edge janë telefonat më të fuqishëm që ekzistojnë në treg për momentin.
Ky është një konstatim mjaft i madh për tu bërë, por nëse është dikush që i ka numrat për ta mbështetur atë, atëherë është AnTuTu.
Për të arritur në këtë përfundim, AnTuTu ka analizuar me dhjetëra komponenta të telefonave të ndryshëm, si dhe ka përdorur një numër të madh të njerëzve të cilët e kanë dhënë vlerësimin e tyre.
Sipas analizave, Galaxy S6 ka marrë 67,520 pikë mesatarisht, i ndjekur afërsisht edhe nga S6 edge me 63,910 pikë. Vendin e tretë e ka zënë Xiaomi me Mi Note Pro.
Por kjo situatë pritet të ndryshojë shpejtë me Qualcomm Snapdragon 820 që po vjen në LG Nexus 5 (2015), i cili ka arritur në 85,530 pikë në AnTuTu. (Telegrafi)


