Please enter at least 3 characters.

Samsung e Barnes & Noble prezantojnë Galaxy Tab 4 Nook

2016/01/samsung-e-barnes-amp-noble-prezantojn-euml-galaxy-tab-4-nook_hd.jpg

Tableti i ri i Samsung, përkatësisht modeli Galaxy Tab 4 Nook sjell rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve, ndërsa specifikat tjera janë të ngjashme me ato të modelit me ekranin prej 7 inç.

Modeli i ri me 10.1-inç i Samsung Galaxy Tab 4 NOOK ka ekranin më të madh të ndonjë tableti të mëparshëm të prezantuar nga NOOK.

Samsung Galaxy Tab Nook 10.1 inç do të shitet për një çmim mjaft të volitshëm prej 299.99 dollarëve, dhe i njëjti do të mund të gjendet në dyqanet dhe libraritë e Barnes & Noble në SHBA. (Telegrafi)