Please enter at least 3 characters.

Samiri: Kurrë në jetë nuk i bashkohem Sigal Prishtinës

2016/01/samiri-kurr-euml-n-euml-jet-euml-nuk-i-bashkohem-sigal-prishtin-euml-s_hd.jpg

“Mendoj se është një mision i mundur për ne. Unë besoj se mund të triumfojmë në Prishtinë, pasi udhëtojmë pa presion. E dimë që Sigal Prishtina ka fond të madh të lojtarëve dhe ekip shumë cilësor, por unë kam besim në veti dhe në skuadrën time, andaj udhëtojmë për fitore”, deklaroi numri 4 i Pejës për gazetën SportPlus.

Ai ka mohuar edhe spekulimet e fundit të bëra nga disa media se mund të kalojë te ish-skuadra e tij e dikurshme, Prishtina, që e solli në basketbollin e Kosovës. “Kurrë në jetë nuk i bashkohem Sigal Prishtinës. Nëse nuk jam në Pejë, skuadra ime e ardhshme do të jetë Levski”, theksoi Samiri. /Telegrafi/