Salihu nderon klubin që e bëri të famshëm
Dhe për të nderuar klubin në të cilin është edhe kryetar ka vendosur që të organizojë një turne. Turneun ka paraparë ta mbajë më 5 qershor në sheshin "Zahir Pajaziti", shkruan sot "Koha Ditore".
Në konferencën e mbajtur të mërkurën, tha se synim i tij është që ta shndërrojë në një turne tradicional.
Qëllimi i tij për të mbajtur këtë turne është të mbledhë edhe boksierët të cilët kanë kontribuar për klubin më të madh dhe më të suksesshëm në Kosovë.
Por për të organizuar në mënyrën më të mirë, Salihu kërkon të mbështetet financiarisht si nga Komuna e Prishtinës ashtu edhe nga institucionet e tjera.
"Të gjithë e dinë se klubi i boksit Prishtina është më i madhi në vend. Të gjithë e dinë kontributin që ka dhënë ky klub në ish-Jugosllavi. Dhe për të nderuar këtë klub më ka lindur ideja që ta organizoj një turne e që synoj ta bëj tradicional. Shpresoj që do të gjejë mbështetje maksimale nga Komuna e Prishtinës, MKRS-ja dhe sponsorë të ndryshëm", ka thënë Salihu


