Please enter at least 3 characters.

Salah dhe Rossi lojtarë të Fiorentinës

2016/01/salah-dhe-rossi-lojtar-euml-t-euml-fiorentin-euml-s_hd.jpg

Mohamed Salah ishte lidhur me kalim te Viola ditëve të fundit, por marrëveshja varej nga lëvizja e Juan Cuadrados në kahe të kundërt, që u mbyll mbrëmë në orët e vona, transmeton Telegrafi.
Egjiptiani arrin në Artemio Franchi si huazim gjashtë mujor, me mundësi për ta vazhduar huazimin dhe po ashtu edhe për ta shndërruar në të përhershëm atë.

Chelsea mësohet se do të vazhdojë të paguajë një pjesë të pagës së tij, derisa Viola duhet të paguajë 1 një milionë euro nëse dëshiron ta vazhdojë huazimin.

Ndërkohë, klubi po ashtu ka konfirmuar se ika nënshkruar me mesfushorin Aleandro Rosi në formë huazimi nga Genoa. /Telegrafi/