Sacchi: Ibra si CR9 dhe Messi
31/12/2010
“Tani ai luan për ekipin. Ai është lojtari më i mirë në botë për momentin së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon”, theksoi Sacchi.
Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, por kjo deklaratë e Sacchit është mjaft befasuese, pasi që dihet se përkundër faktit që ishte ky njeriu që e gjallëroi Milanin, pikërisht Sacchi nuk ka gëzuar marrëdhëniet më të mira me drejtuesit e Milanit. /Telegrafi/


