Sa më shumë që shikohet ky ilustrim, dalin sekretet misterioze dhe të frikshme (Foto)
19/04/2017
Në rrjetet sociale është shpërndarë një ilustrim, që në shikim të parë tregon një kafene të zakontë, por nëse shikoni me vëmendje, mund të shihni 11 elemente misterioze.
Aty shfaqet një i verbër që lexon gazetë me sytë e lëna në pjatë, që në qafë ka të gërvishtura, ndërsa në derën pranë tij është shenja e një dore të përgjakur, transmeton Telegrafi.
Tavolina është përplot me insekte, kurse në filxhan shihet skeleti i një fytyre. Kamerierja pret tortën që lëshon gjak, kurse pas gjendet një fytyrë e frikshme.
Nga mënga e nënës janë zgjatimet si të oktapodit, të cilat i shohim edhe të një i pranishëm tjetër. /Telegrafi/


