Please enter at least 3 characters.

Sa e madhe kjo Prishtinë! (Foto)

2016/01/sa-e-madhe-kjo-prishtin-euml-foto_hd.jpg

Kjo padyshim ishte ndeshja më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet, e këtë më së miri e tregon numri jashtëzakonisht i madh i të pranishmëve, pasi që salla ishte e stërmbushur, dhe shumë njerëz kishin mbetur jashtë. Plisat edhe kësaj radhe u përkujdesën që të krijojnë një atmosferë të pashoq gjatë tërë takimit dhe treguan se e meritojnë epitetin e njërës ndër tifozeritë më të organizuar në vend.

Çereku i parë kaloi nën hijen e mysafirëve të cilët luajtën me mençuri dhe i bllokuan depërtimet e Bardhekaltërve, teksa këta të fundit gabuan në pesë tentime për tre pikë. Mysafirët e mbyllën çerekun me shtatë pikë epërsi, 12-19.

Bardhekaltërit vuajtën edhe në çerekun e dytë nga shtatlartësia e kundërshtarëve, të cilët ua pamundësonin depërtimet në zonë, teksa në sulmet e tyre ishin të pakapshëm. Deri në përfundim të pjesës së parë, mysafirët vetëm se e shtuan epërsinë e tyre deri në 17 pikë, 23-40.

Pushimi si duket u bëri mirë basketbollistëve të Sigal Prishtinës, të cilët e nisën furishëm pjesën e dyte me një seri 11-0, dhe me një lojë të shpejtë arritën ta dominojnë kundërshtarin dhe kështu e mbyllën çerekun e tretë me vetëm dy pikë disavantazh, 48-50.

Në çerekun e katërt, Bardhekaltërit e bënë të pamundërën. Për herë të parë gjatë tërë takimit Sigal Prishtina kaloi në epërsi përmes Tay Waller (60-59), dhe pas kësaj më nuk u ndalën. Me mbrojtje tejet të fortë dhe trepikëshat e Waller dhe Kiezas arritën ta kthejnë këtë lojë në anën e tyre dhe ta fitojnë me 9 pikë epërsi, 77-69.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina e përmbyll stinorin e rregullt të Ligës Ballkanike me 27 pikë, një më pak se Galil Gilboa në vendin e parë, dhe kështu do të kualifikohet direkt në Final Four. Edhe një herë, kjo skuadër dëshmoi se është krenaria e Kosovës në basketboll dhe i tejkaloi pritjet e veta. /Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1A. Waller 20 pikë
2A. Kieza 20 pikë
3B. Mazreku 14 pikë
4D. Berisha8 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Levskit:
1M. Wilkinson 17 pikë
2B. Heath13 pikë
3H. Zahariev 8 pikë
4L. Chalmers 8 pikë