Please enter at least 3 characters.

Rusia thotë se do të shkëpusë lidhjet me BE-në, në rast se kjo e fundit i vendosë sanksione ekonomike

2021/02/Sergey.jpg
599:"HELSINKI, FINLAND - MARCH 3, 2020: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov during a press conference following a meeting with Finland's Foreign Minister Pekka Haavisto at the House of the Estates. Vitaly Belousov/POOL/TASS Ôèíëÿíäèÿ. Õåëüñèíêè. Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ Ñåðãåé Ëàâðîâ âî âðåìÿ ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ôèíëÿíäèè Ïåêêîé Õààâèñòî â Äîìå ñîñëîâèé. Âèòàëèé Áåëîóñîâ/POOL/ÒÀÑÑ
45:"Âèòàëèé Áåëîóñîâ/POOL/ÒÀÑÑ

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është gatshme të shkëpusë lidhjet me Bashkimin Evropian, në rast se blloku e godet atë me sanksione të rënda ekonomike.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë ardhur nën presion të ri mbi arrestimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, gjë që ka shkaktuar bisedime për sanksione të reja të mundshme.

Kur një intervistues e pyeti nëse Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me BE-në, Lavrov tha se “ne jemi gati për këtë”.

“Nëse doni paqe përgatituni për luftë”, tha ai, shkruan BBC.

Tre diplomatë evropianë i thanë Reuters të enjten se Bashkimi Evropian ka të ngjarë të vendosë ndalime udhëtime, dhe ‘ngrirje’ asetesh mbi aleatet e presidentit rus, Vladimir Putin, ndoshta sa më shpejt këtë muaj, pasi Franca dhe Gjermania sinjalizuan vullnetin e tyre për të ecur përpara.

Presioni për sanksionet është rritur që kur Moska ‘tërboi’ vendet evropiane javën e kaluar, duke dëbuar diplomatët gjermanë, polakë dhe suedezë pa i thënë shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ishte në Moskë për një vizitë.

Parisi dhe Berlini tani thonë se duhet të ketë përgjigje. /Telegrafi/