Rugova: Banorët e Istogut, fajtorë për mungesën e ujit
Komuna e Istogut nuk ka borxhe, po punon në realizimin e shumë projekteve. Por ka edhe disa ngecje në disa punime, e që ato janë projekte të filluara nga Qeveria e Kosovës, pa pasur buxhet të mjaftueshëm. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, i pari i kësaj komune, Haki Rugova.
Ai mbetet i kënaqur me punën që po bëhet në atë komunë, përjashton sferën e kulturës, që siç thotë në një kohë të caktuar është lënë anash dhe pritet të punohet më shumë në këtë drejtim. "Problemi më i madh është pikërisht menaxhimi i këtij uji, do të thotë mospagesa e faturave, keqpërdorimet e ujit që sjellin në muajt e verës që në dy muajt e verës na sjellin nga pak në krizë, qe tash s'ka problem me ujë të pijes fare..........keqpërdoret, definivisht uji keqpërdoret, këtu është problemi.............(08:54)"Gjithsesi, banorët janë fajtorë, ne po mundohemi me i eduku, uji është për ta, ne kemi investuar me miliona euro ta quajmë 15 vitet e fundit që ta kenë rrjetin që ta kenë ujin ta kenë furnizimin ", thotë ai.
I pari i Istogut pohon se kjo komunë nuk ka borxhe dhe po ecën mirë drejt realizimit të projekteve të parapara. Sipas tij, në këtë komunë ka ngecje të disa projekteve por të njëjtat nuk janë nga ana e komunës, por që janë nisur nga vetë Qeveria duke mos pasur një buxhet të mjaftueshëm.
E për këtë, ai thekson palestrën sportive në të cilën kanë nisur investimet qysh para pesë viteve, dhe ende nuk kanë përfunduar.
Rugova mendon se Komuna e Istogut është dashur të përkrahet më shumë nga ana e Qeverisë së Kosovës, por megjithatë thotë se tash sa vite, kanë marrë një përkrahje standarde nga qeveria.
"Komuna e Istogut ka qenë nga Qeveria e përkrahur në mënyrë normale, në mënyrë standarde, unë jam munduar ta kem një bashkëpunim të mirë me Qeverinë në përgjithësi, edhe me Parlamentin e Kosovës, me komisionet përkatëse dhe unë mendoj që është dashtë ndoshta Istogut t’i këqyrën disa specifika që i kemi ne si komunë të përkrahet ndoshta më shumë, megjithatë, janë disa projekte që kanë filluar vitin e kaluar dhe janë ende në vazhdim e sipër, në bashkëpunim me qeveritë e linjës po r edhe me vetë Qeverinë edhe me Parlamentin e Kosovës", ka thënë ai.
Siç edhe pohon vetë i pari i Istogut, kjo komunë ka realizuar shumë projekte dhe është duke vazhduar në po të njëjtin ritëm, por nga të gjitha ato investime, nuk duket se është ndarë ndonjë pjesë për zhvillimin e çështjeve kulturore në këtë komunë.
Këtë e pranon edhe vetë Rugova, duke thënë se nuk është i kënaqur me zhvillimet në këtë drejtim. Ai mendon se është lënë anash pak kjo sferë, me arsyetimin se në kohë të caktuara ka pasur çështje që është dashur të iu ipet më shumë prioritet.
Rugova thotë se komuna që ai drejton është në përfundim të punimeve rrugore edhe të disa projekteve që ai i quan me karakter subvencioni.
E për përkrahjen e bujqësisë, ai thotë se brenda këtij viti do të shpërndahen 150 krerë lopë e do të furnizohen fermat ekzistuese. /Telegrafi/


