Please enter at least 3 characters.

Rruga Prishtinë-Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lugu i Madh - Maxhunaj

2024/05/445209131_10162011945009524_1605514413786403446_n.jpg

Zëvendësministrit i Mjedisit, Hysen Durimish ka njoftuar se është asfaltuar shtresa e parë e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se shtresa që është asfaltuar ka gjerësi 10 metra dhe gjatësi 1 kilometër.

Ai ka shtuar se është duke u punuar në struktura e përgatitje të asfaltimit edhe të segmenteve tjera të kësaj rruge.

“Asfaltohet shtresa e parë e rrugës nacionale N2, Prishtinë - Mitrovicë, segmenti nga Lugu i madh deri në Maxhunaj.

Është asfaltuar njëri drejtim me gjerësi 10 m dhe gjatësi 1 km.

Po punohet njëkohësisht në struktura e në përgatitje të segmenteve tjera për asfaltim”, ka shkruar Durmishi. /Telegrafi/