Rrjedhje e madhe, mbesin pa ujë të pijshëm disa zona në Prishtinë
17/08/2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se për shkak të një rrjedhje të madhe uji, disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Pa ujë janë këto rrugë:
Rruga “Holger Petersen”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Hysen Tërpeza”
Rruga “Muhamet Malsori”
Rruga “Afërdita Ukshini”
Sipas KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.


