Please enter at least 3 characters.

Rritje e turbullirës në ujë pas reshjeve – KRU “Hidromorava” ndalon përkohësisht përdorimin e ujit për pije në disa zona të Vitisë

2016/01/ikshp-uji-i-papijsh-euml-m-uj-euml-sjell-euml-si-uji-i-pijsh-euml-m_hd.jpg
Foto: Ilustrim
IKSHP: Uji i papijshëm! Ujësjellësi: Uji i pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se konsumatorët në komunën e Vitisë, të cilët furnizohen nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë, nuk duhet të përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

Sipas njoftimit, kjo masë është ndërmarrë pas rritjes së lehtë të nivelit të turbullirës (NTU) në ujë, e cila është shkaktuar nga reshjet e fundit atmosferike, përcjell Telegrafi.



“Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në ujë, konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Letnicë nuk duhet ta përdorin për pije deri në njoftimin e ardhshëm. Gjendja po monitorohet vazhdimisht nga ekipet tona teknike dhe sapo turbullira të kthehet në nivelet e lejuara sipas standardeve, do të njoftoheni menjëherë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke siguruar se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm. /Telegrafi/