Rritje alarmante e numrit të infektuarve me coronavirus, 514 raste të reja dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 514 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse tre persona kanë humbur jetën, duke çuar kështu në 681 numrin e viktimave nga ky virus.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.,750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).
Numri total i rasteve pozitive është 19,842 raste nga 94,456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,641.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:Prishtinë 249 raste,Gjilan 32 raste,Ferizaj 28 raste,Pejë 28 raste,Gjakovë 24 raste,Prizren 23 raste,Podujevë 20 raste,Fushë Kosovë 19 raste,Vushtrri 15 raste,Deçan 12 raste,Lipjan 10 raste,Obiliq 7 raste,Viti 7 raste,Mitrovië 6 raste,Klinë 5 raste,Drenas 4 raste,Kamenicë 4 raste,Shtime 4 raste,Suharekë 4 raste,Dragash 3 raste,Hani i Elezit 3 raste,Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.
Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit të ri. Kështu tha ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi. /Telegrafi/


