Please enter at least 3 characters.

Rritja e rasteve me COVID-19, Qeveria ashpërson masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë

2020/07/fushata-online-VendoseMasken-pandemia-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për masa shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.

Zemaj tha se këto masa janë marrë duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19 dhe rritjen e numrit të rasteve.

Më poshtë Telegrafi jua sjell të gjitha masat e reja që janë ndërmarrë:1.1 Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia dhe përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin1.2 Të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive1.3 Për personat të cilët kanë pasur kontakt me personin tashmë i konfirmuar me COVID-19 zbatohen protokollet në fuqi1.4 Kontaktet duhet të izolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj pune1.5 Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësorë nëse shfaqin ndonjë simptomë si ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre1.6 Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre mbikëqyren nga shtabet komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit1.7 Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK1.8 Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura1.9 Inspektoratet sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për inspektoratin dhe ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK1.10 Punëtorët shëndetësorë t'i përmbahen rekomandimeve të institutit në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre dhe qytetarëve1.11 Bartja e maskave të jetë obligative1.12 Punonjësit ashtu edhe palët të mbajnë maska, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhë1.13 Kontroll rigoroz e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni1.14 Bartja e obliguar e maskave në transportin publik, taksive si te punonjësit ashtu edhe te udhëtarët, të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve si dhe dezinfektimi i automjetit së paku dy herë gjatë ditës1.15 Ndërprehen aktivitetet në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik1.16 Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit, zyrtarët policor1.17 Ndalim i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore, lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës1.18 Reduktimi i operacioneve efektive në institucionet shëndetësore1.19 Bartja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucionit1.20 Kontroll rigoroz i inspektoratit shëndetësorë në institucionet shëndetësore1.21 Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona1.22 Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur si zyra, qendra tregtare, sportele dhe të hapura, gastronomia në tërësi1.23 Në veçanti veprimtaritë tregtare si marketet, furrat, barnatoret etj dhe gastronomia janë të obliguara në bartjen e maskave dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve1.24 Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm në rrethin e ngushtë familjarë1.25 Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrni zbatimin e këtyre masave1.26 Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimi i masave rigoroze të rekomanduara nga OBSH-ja1.27 Komunat të aktivizojnë dhe riaktivizojnë plotësisht shtabet lokale1.28 Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve. /Telegrafi/