Please enter at least 3 characters.

Rritet qarkullimi i qytetarëve nëpër rrugët rajonale të Maqedonisë

2016/01/lamm-prej-sot-e-deri-m-euml-28-shtator-mbyllet-unaza-n-euml-shkup-p-euml-r-shkak-t-euml-xhirimit-t-euml-nj-euml-filmi_hd.jpg

Intensiteti i trafikut në drejtimet që të shpien drejtë kufinjëve të Maqedonisë është rritur dhe nga Lidhja Auto Moto apelojnë për rregullësi dhe respektim të shenjave të komunikacionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Intensiteti i trafikut në rrugë dalëse nga Maqedonia është rritur. Nuk ka ndalesa askund. Apelojmë për qetësi, respektim të shenjave të komunikacionit dhe maturi nga vozitësit.'' thonë nga LAMM.

Siç dihet, festa e Bajramit është më 5 korrik (e martë) dhe shumica e qytetarëve e kanë lidhur fundjavën me ditën e parë të Bajramit, që është festë shtetërore./Telegrafi/