Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i viktimave pas tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit

2024/11/1730480835-Novi-Sad-Zeleznicka-stanica-spasavanje-011124-Foto-Nenad-Mihajlovic-2a-660x371-1.jpg
97:"Novi Sad 01. novembar 2024. Želežnička stanica urusavanje krova Foto:Nenad Mihajlović/Nova.rs

Po shtohet numri i viktimave si pasojë e rënies së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Sipas të dhënave të fundit të paraqitura nga ministri serb i Brendshëm, Ivica Daçiq, sot 14 persona kanë humbur jetën një tragjedinë e shkaktuar nga shembja e strehës së ndërtesës së vjetër të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Ministri deklaroi se dy persona janë në spital dhe se një person është në gjendje të rëndë pasi i është prerë këmba. Ekipet e shpëtimit janë në terren, shkruan danas.rs.

“Dy janë ende në spital dhe kanë mbijetuar, edhe pse gjendja e njërit është e rëndë pasi i është prerë këmba. Dy janë ende nën rrënoja dhe kemi kontakte me ata. Po punohet për t’i nxjerrë të gjallë", tha ai.

Siç tha drejtoresha e Qendrës Klinike të Vojvodinës, Vesna Turkulov, ata janë në gjendje shumë të rëndë, dy janë aktualisht në sallën e operacionit, ndërsa një person i nënshtrohet diagnostikimit.

Ndryshe, qyteti i Novi Sadit ka shpallur Ditë Zie për tre ditët e ardhshme, duke filluar nga nesër, më 2 nëntor. /Telegrafi/