Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

2024/12/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në muajin tetor të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 75, apo 21.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 355 mijë e 280 ose 21. 5 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Krahas rritjes së numrit të udhëtarëve, edhe çmimet e biletave për fluturime kanë shënuar ngritje muajve të fundit.

Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i këtij viti udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin tetor të këtij viti, numri i udhëtarëve me transport hekurudhor ishte 6 mijë e 655 apo 8. 9 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar me tren në neto tonë ishte zero. /Telegrafi/