Please enter at least 3 characters.

Rriten rastet me COVID-19, brenda 24 orëve 53 qytetarë kanë rezultuar pozitivë

2020/09/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3.263  testime, 53  qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është  158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559  doza të vaksinës.

Deri më sot  782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/