Please enter at least 3 characters.

Rriten çmimet e naftës për herë të parë këtë vit

2016/05/78F6D447-A54D-4D26-862F-667F141AB0D7_w987_r1_s-e1464248508542.jpg

Në tregun aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar sot ka shënuar rritje në mbi 50 dollarë për një fuçi, për të parën herë këtë vit, duke u dhënë shtytje ekonomive të vendeve prodhuese të naftës prej Rusisë e Kazakistanit, e deri në Irak dhe Iran.

Këtë ripërtëritje të papritur të çmimeve, analistët e shpjegojnë me forcimin e dollarit amerikan, të shkaktuar nga rritja e shkallës së interesit nga ana e Rezervave Federale, pastaj për shkak të shkurtimeve të përkohshme të furnizimeve të shkaktuara nga zjarret në Kanada dhe kryengritjen në Nigeri, që janë dy prodhuesit kryesorë.

Çmimet e naftës llogariten në dollarë amerikanë në gjithë botën. /Telegrafi/