Please enter at least 3 characters.

Rrëzohet një vinç në një punishte në Lagjen e Spitalit, raportohet për të lënduar

Një vinç raportohet se është rrëzuar në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, sipas pamjeve të publikuara, shihen ekipet e policisë dhe dy autoambulanca, ndërsa sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes raportohet se disa persona janë lënduar.

Dyshohet se nën vinçin e rrësuar kanë mbetur të zënë dy punëtorë.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Për momentin nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rrëzimi i kranit. /Telegrafi/