Rreth rrotullimi që “shkurton” pritjet, punime në Dardani për qarkullim më funksional
12/05/2026
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në lagjen Dardania, projekt që synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, po i përcjell nga afër punimet në terren.
Komuna ka bërë të ditur se rreth rrotullimi po ndërtohet me qëllim të krijimit të lëvizjes më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët, duke përmirësuar qarkullimin në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/


