Please enter at least 3 characters.

Rreth 300 haxhilerë nga Kosova arrijnë në Mekë

2023/06/354884390_643825707783135_6565473160838240686_n.jpg

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar të dielën se 282 besimtarë nga Kosova kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë.

Në njoftim u bë e ditur se ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres.

“282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë. Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

BIK-u ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6.350 euro.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite dhe aviotransporti. Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5.700 euro./Telegrafi/