Please enter at least 3 characters.

"Rrëshqitja e dheut te Kërrshi i Kaushës", Qeveria i jep 300 mijë euro për sanimin e saj në rrugën Mitrovicë-Jarinje

2023/10/383906482_1365946007334130_8230546972021035617_n-1.jpg

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, tek vendi i quajtur 'Kërrshi i Kaushës' ”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se për këtë projekt do të ndahen 300 mijë euro.

Ndryshe, po bëhen pesë vjet nga rrëshqitja e dheut në këtë zonë të vendit, saktësisht në rrugën Mitrovicë-Zveçan, tek vendi i quajtur "Kërshi i Kaushës". /Telegrafi/