Please enter at least 3 characters.

Rrëshqitja e baltës në Ischia të Italisë, numri i të vdekurve arrin në shtatë – të tjerë mbetën ende të zhdukur

2022/11/1200x675_cmsv2_8eb921d0-2687-5034-80c0-b214d0dab4c1-7216320.jpg

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në ishullin italian të Ischia tani është rritur në shtatë.

Një valë balte dhe mbeturinash të shkaktuara nga shiu i dendur shkatërroi qytetin e vogël të Casamicciola Terme në veri të ishullit - që ndodhet në brigjet e Napolit - herët në mëngjesin e së shtunës.

Dhe të dielën në mbrëmje, kur qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Ischia, raportohej për pesë persona ende të zhdukur.

Operacionet e kërkimit janë komplikuar nga reshjet e vazhdueshme dhe erërat e forta, të cilat kanë vonuar edhe mbërritjen e përforcimeve me traget.

Më shumë se 200 punonjës të urgjencës iu bashkuan kërkimit për të zhdukurit, ndërsa qindra vullnetarë, pastruan rrugët e qytetit të vogël.

Mbetjet e makinave dhe autobusëve të shtypur nga rrëshqitja e dhunshme e dheut dhe shkëmbinjtë mund të shihen kudo ndërsa ekskavatorët përpiqen të pastrojnë hyrjet në shtëpi dhe dyqane.

Ndërkohë një paketë e parë emergjente prej 2 milionë eurosh është vendosur të dedikohet për të prekurit në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të dielën. /Telegrafi/