Please enter at least 3 characters.

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

2024/05/441971102_847938674034378_8931318659363249309_n.jpg

Rrëshqitje dheu ka pasur në rrugën Klinë - Gjakovë, ku si pasojë e kësaj rrëshqitje rruga tashmë është e bllokuar për qarkullimin e veturave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për Telegrafin se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.

"Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim", tha ai.

Rugova potencoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, mediumi Klina info tashmë ka postuar pamje nga vendi ku ka rrëshqitur dheu./Telegrafi/