Please enter at least 3 characters.

Rrënohet objekti pa leje pranë rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

2021/07/rrenim1-scaled.jpg
12:"FERDI LIMANI

Inspektorët e Ndërtimit të Komunës së Prishtinës kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspeksion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.

“Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit - lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspeksionit me këtë rast ka përsërit thirrjen: “Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!”. /Telegrafi/