Rrënohet një objekt i vjetër në Druar, paraqiste rrezik për banorët
05/05/2025
Sot në fshatin Druar të Vushtrrisë është rrënuar një objekt i vjetër pranë hekurudhës sepse i njëjti paraqiste rrezik për banorët.
Rrënimin i këtij objekti u bë pas kërkesave të qytetarëve, kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se janë pranë qytetarëve që t’ua lehtësojnë përditshmërinë, duke i’u mënjanuar kështu rreziqet eventuale.
“Jemi pranë jush për të dëgjuar secilën kërkesë dhe për t’u siguruar që t’ua lehtësojmë përditshmërinë duke mënjanuar rreziqet eventuale”, ka thënë tutje ai.
Ai i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kujdesin. /Telegrafi/


