Rrëfehet artistja më e nominuar e "Grammy 2020", Billie Eilish: Kam menduar të vras veten në vitin 2018
Billie Eilish zbuloi gjatë një interviste për “The Gayle King Grammy Special” të enjten se ajo konsideroi përpjekjen për vetëvrasje në vitin 2018 pasi u pushtua nga fama.
Këngëtarja 18-vjeçare është nominuar për gjashtë çmime Grammy, pasi pati një vit të suksesshëm me albumin dhe plot hite në Top 100 në Billboard, shkruan DailyMail.
Billie tregoi që suksesi i saj dhe humbja pasuese e miqve të cilët nuk mund të lidheshin me rrethanat e reja e lanë të qetë dhe në depresion klinik.
"Unë isha aq e pakënaqur vitin e kaluar", i tha ajo prezantueses Gayle, 65 vjeçe, gjatë edicioni special para mbrëmjes së madhe “Grammy”. "Unë isha aq e pakënaqur dhe isha aq e palumtur".
"Nuk dua të jem shumë e errët, por vërtet nuk mendoja se do të arrija këtë sukses që në moshën 17 vjeçe” tha Eilish.
“A mendove se do t'i bëje diçka vetes?”, pyeti moderatorja këngëtaren.
“Po”, u përgjigj Billie. "Po. Më kujtohet për këtë një herë që isha në Berlin, dhe isha vetëm në hotelin tim, dhe mbaj mend që atje ishte një dritare, dhe unë, si… Zot, mbaj mend që qaja sepse isha duke menduar se si ... mënyra se unë do të vdisja ishte se unë do ta bëja atë”.
“E di, ka një frazë në njërën prej këngëve tuaja ku ti thua 'fundi im'", theksoi Gayle, duke iu referuar këngës “Bury A Friend”. 'Kur e dëgjova këtë, mendova: Zot pyes veten nëse Billie po fliste për veten e saj''”.
Billie pranoi që ajo i kishte kënduar vetvetes në atë këngë, duke shtuar: “Edhe ajo ishte pjesë e atyre mendimeve”.
Në fund, Billie tha se nuk e vrau veten sepse mendoi për nënën e saj Maggie Baird e cila e futi më Billien në terapi, e zvogëloi orarin e saj dhe filloi të rrëzojë kërkesat për këngëtaren në emër të saj.
Maggie tha që ajo kontrolloi Billien gjatë 'gjithë kohës' pas kësaj, dhe zbuloi se vajza e saj ishte e qëndrueshme nga fansat dhe emisionet e saj.
Billie Eilish ende jeton me katër anëtarët e familjes (vëllain dhe prindërit) pavarësisht suksesit të saj. /Telegrafi/


