Rrahmani e Krasniqi shijojnë fitoren e Sparta Pragës duke luajtur në Ligën e Kampionëve, Laçi protagonist me një gol të bukur
18/09/2024
Sparta Praga ka shënuar fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 3-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku tre futbollistë shqiptarë ishin pjesë e këtij takimi. Çekët fituan 3-0, ku mesfushori shqiptar Qazim Laçi ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij.Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin. Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0. Mesfushori shqiptar nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7, si njëri nga më të mirët.


