Rrahje masive të nxënësve të shkollave të mesme në Shkup
08/02/2017
Dje në Shkup ka ndodhur një rrahje masive ndërmjet nxënësve të dy shkollave të mesme të Shkupit, pas ndeshjes së futbollit të luajtur në shkollën e mesme ''Zef Lush Marku'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit e shkollës së mesme ''Ilinden'' janë sulmuar me mjete të ndryshme nga nxënësit e shkollës së mesme ''Boro Petrushevski''. Pesë nxënës kanë kërkuar trajtim mjekësor nga lëndimet.
Janë ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të këtij rasti./Telegrafi/


