Please enter at least 3 characters.

Rrahën mes vete dy vëllezër në Pejë

2020/12/peja-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër në Pejë, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur më 18 korrik, rreth orës 23:30.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore", thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/