Please enter at least 3 characters.

Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Jugu / 24.08.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten tij, viktimën f/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/